Pse po heshtin Edi Rama dhe Qeveria shqiptare, për zhvillimet e reja në Kosovë?

1. (Mos)reagimi i ashpër i Edi Rames, lidhur me xhurulltinë e braktisjes së minoritarëve serb nga institucionet kosovare, pastaj, atë të presionit dhe ultimatumeve të BE-ne ndaj qeverisë kosovare, si edhe frustrimi i gjithëmbarshëm qytetar ndaj tensionimeve eventuale, përmes urdhëresave dhe fletërrufeve nga Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që ishte jo i pritur (kur të kihet parasysh se kush mbahet si këshilltarë e “sufler”në kabinetin e tij…!?), por, ishte edhe në përputhje me natyrën dhe gjuhën e tij të rëndomtë ironike e tejet cinike. Ironizëm e cinizëm që u afishua më miri kur janë në pyetje “linjat” e tija të (prononcimeve të) mëhershme që i “promovonte” si nëpër aulat brendashqiptare ashtu edhe ato të evropiane.

Ku haptas lente për të kuptuar porosi të qarta si me mënyrën e komunikimit, ashtu edhe logjiken e dredhinë (tashmë të maturuar ortodokse!) e përdorur ndaj ngjarjeve, proceseve dhe zhvillimeve që ndodhnin në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

2. Mjafton, që përmes analizës së përmbajtjes t’i “detektojmë” kalimthi ca nga fjalimet e tija të fundit publike e jo publike, ku me automatizëm zbulojmë e kuptojmë si “certifikatën” e mendjes ashtu edhe natyrën e porosive të tija; Indiferente, që të bëjnë të dyshosh se Ai e ka në “palcë” frikën nga vëllai i tij binjak Aleksander Vuçiq; dhe Turbokozmopolite, sepse e përdori “gjuhen” eufemiste sikurse Borelli e Lajçaku (të dy këta me pozicione antishqiptare). Sidomos në fjalimin që e mbajti më 12 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri publike tri teza antishqiptare (padyshim!); njërën mbi “kombin kosovar”, kur deklaroj se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”, tjetrën, kur agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 , e cilësoi si një “konflikt humanitar”!?

Dhe tezën e tretë, kur okupimin serb në Kosovë, e cilëson si “operacion ushtarak” (!?), ashtu si V.Putini që e përdori cilësimin e agresionit të tij ushtarak në Ukrainë.

3. Qytetari shqiptar, duhet pyetur këtë njeri; A duhet i njejti t’i mbroj interesat shtetërore e kombëtare shqiptare (që shumicën i ka të shkruara germë për germë në Kushtetutë; shiko, Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?! Padyshim, që një përkrahje më e vendosur politike nga Shqipëria nē këto kohëra të vështira dhe të një rirreshtimi global, do e fuqizonte Kosovën.

Edi Rama dhe shpura e tij qeveritare, heshtin për rrjedhat, proceset dhe zhvillimet e “kompromisit të fundit të Albin Kurtit, edhe nga shkaku, se Ai e ka kuptua mirë “leksionin” sociopolitik, që shumë më e vlefshme është “heshtja” e tij protagoniste… se sa prononcimi i përditësuar qeveritar…

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Shfuqizohet dënimi me 8 vite burg për Sasho Mijallkovin

Story i radhës

Dj Dagz i dedikon fjalë të ëmbla Einxhelit me rastin e ditëlindjes

Të fundit nga