“Sakrifikuan shumë gjenerata dhe një ndër ta me shumë krenri e përulje është edhe komandanti Agim Ramadani, në sheshin e së cilit sot e promovojmë këtë aktivitet, në të cilin ju resim më 5 gusht në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë”
Atmosferë e bukur verore e ka përcjellë ndalesën e rradhës, në një tjetër qytet të njohur për sportin.
Programi i ngjeshur artistik I ka paraprirë spektaklit dhe emocionit që e ka sjellë momenti I shfaqjes së dokumentarit të Haxhi Krasniqit.
Nga refugjat, në emigrant që e tërë pasuria që kishte, ishte ëndrrat e tij.
E tërë kjo është paraqitur edhe në ekspozitën, në të cilën poashtu paraqitet jeta e karriera e kampionit.
Të pranishmëve u është drejtuar edhe kampioni Haxhi Krasniqi, duke I dërguar të fala Gjilanit.
Ndalesën e rradhës, karvani i autobusit do ta ketë në qytetin e Mitrovicës.
Shumë befasi të zbuluara gjatë karvanit nëpër qytete, udhëtimi i së cilit do të mbyllet në Prishtinë më 24 korrik.
Nga befasitë që na presin në mbrëmjen e madhe të boksit më 5 gusht, do të jetë edhe paraqitja e solistes me famë Dafina Zeqiri.
Dafina ka deklaruar se më 5 gusht, do ta “Knock -Out muzikën në stadiumin Fadil Vokrri”.