Sherri në lokal/ Goditën me mjete të forta dy vëllezërit 25-vjeçar, 1 i arrestuar

October 2, 2023
1 minut lexim

Një person është arrestuar ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim pasi pas një sherri në lokal kanë goditur me sende të forta dy vëllezërit 25-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen në Kiev për takimin e parë jashtë bllokut

Story i radhës

Këto janë kërkesat e Komunave drejtuar Kurtit -Aliu: Të ndryshojë tradita e moskonsultimit si dhe qasja komunikuese

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë