Sherri me leva në karburant/ Arrestohen dy nga autorët, në kërkim katër të tjerë

October 17, 2022
1 minut lexim

Aurel Bakaj dhe Kledis Godole, dy prej të rinjve që sulmuan me shkopinj druri dhe leva hekuri disa punonjës të një karburanti në Ksamil sot pasdite janë ndaluar nga policia këtë mbrëmje.

Policia njofton se është vënë në ndjekje edhe të katër personave të tjerë, të cilët janë ngjitur në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar disa kilometra larg Ksamilit. Janë më shumë se 20 efektivë që po marrin pjesë në këtë aksion.

Ngjarja që mori formën e një konflikti të dhunshëm masiv terrorizoi banorë, udhëtarë dhe turistë këtë pasdite në Ksamil. Dy të lënduarit, një djalë rreth 20 vjeç punonjës i lavazhit dhe daja i tij rreth 45 vjeç, punonjës i karburantit, kanë marrë plagë të lehta në trup dhe kokë, por nuk ka qenë e nevojshme të hospitalizohen.

Më herë, u shoqërua Pëllumb Bakaj, vëllai i madh i dy vëllezërve që nisën sulmin.

Ndërsa dy makinat e sulmuesve janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit. Policia gjeti në banesë pasaportën e Aurel Bakaj me precedentë të mëparshëm penalë i kthyer tri ditë më parë nga Gjermania.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Karim Benzema, fitues i Topit të Artë

Story i radhës

​Ukrainë, ndodh shkëmbim i 110 të burgosurve mes Moskës dhe Kievit

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë