Që nga 14 dhjetori i vitit 1998 kanë kaluar me se njëzetë e katër vjet që kur nga dora e dy kriminelëve serb u vranë gjashtë djem te ri të po atij nacionaliteti në kafenenë „Panda„ në Pejë, duke zbrazur mbi 60 plumba mbi trupat e tyre.
E për këtë krim të inskenuar kanë pësuar turtura deri ne çmenduri duke bërë burg të pafajshem shumë shqiptarë. Krimi i ndodhur aso kohe nga autoritetet e shtetërore në Pejë ishte i dirigjuar nga Beogradi. Kurse Peja ato ditբ gjendej nën shtetrrthimin të egër të policisë dhe forcave militare dhe atyre ushtarake serbe.
Dhe fajin e kishin drejtuar me gishtin tregues drejtë shqiptarëve dhe pikërisht të forcat e pjestarëve të UÇK-së, duke shtuar dhunën e pa parashikuar dhe duke terrorizuar aso kohe popullatën e pa fajshëm civile shqiptare.
Ngjarja nuk u zbulua kurrë ngase pas ketij akti barbar pas këij sherri të madh tragjedie është vetë shteti, tani dihet qartë se pa as një fije dyshimi se masakra në rastin Panda ishte vendin i marrë nga majët e hirarkisë kriminale hegjemoniste shtetërore serbe.
Pra ishte terrorizëm shtetëror i pa precedencë i organizuar nga qarqet e errëta i dirigjuar primitivisht nga maja e shtetit.
Kërkesat këmbëngulëse dhe të pandërprera të prindërve për fëmijët e vrarë edhe krerët e shtetit edhe Prokurorinë e i kanë zenë ngushtë duke mos marrë kurrë edhe asnjë pëgjegje te saktë.
Kështu njeri nga prindërit e fëmijëve të vrarë ju ka drejuar edhe presidentit të shtetit: Z. President, ju e dini dhe ne e dimë se vrasja e bijëve tanë në kafiterinë “Panda” në Pejë ishte çështje shtetërore që u vendos në majë të shtetit. Është terrorizëm shtetëror.
“Kemi folur me qindra shërbyes civilë, në polici e në trupa tjerë shtetërorë, dhe askush nuk na tha asnjëherë që krimi ishte kryer nga shqiptarët, por përkundrazi, nga serbët,” – tha Obradoviq.
Kështu që në vitin 2013 Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar se masakra që ka ndodhur në kafenenë „Panda„ në Pejë ndaj gjashtë të rinjve serbë, nuk ishte kryer nga shqiptarët. Çudi e madhe se ai nuk di të skuqët edhe kur inskon gënjeshtër siç e ka zakon?
Prindi, Llazar Obradoviqi, i biri i të cilit Ivani (15 vjeçar) vdiq para syve të tij, i kishte deklaruar ditë me parë emisionit informativ Beta-s se nuk kishte të vërtetë tjetër se ajo që krimi në “Panda” ishte kryer nga shteti serb. E njëjtë është edhe deklerata e të gjithë prindërve të tjerë që fëmijët e tyre u vranë nga dora e zezë argatëve të shtetit.
E çka nuk ju pjellë mendja këtyre ugurzinjë të cilët janë në gjendje të bëjnë çdo gjë të keqe dhe ta përdorin çdo mjet primitiv vetëm e vetëm që me gënjeshtra fajin me ja hedh dikujt tjetër.
Një situatë gati e njejtë me një skenar tejët provokues është edhe situata e krijuar e këtyre ditëve me policinë e Kosovës në veri te Mitrovicës dhe trupat paqeruejtese të KFOR-it dhe me ndërkombëtaret.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO