“Sherri filloi brenda te shkolla”/ Shoku i Martinit tregon sesi nisi konflikti: U zunë për një shtyrje në oborr

November 19, 2024
1 minut lexim

Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.

Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale.

Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.

Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, por një sherr që ka ndodhur te oborri i shkollës.

Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle qe të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë, ai shkoi të sqarohej. Pash Martinin në tokë, por nuk e pashë momentin e sherrit. Lajmëruam policinë dhe ambulancën”-tregoi shoku i Martinit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Pritjet e gjata do të mbarojnë” – Fetai: Arritja e marrëveshjes për pika të përbashkëta kufitare me Kosovën, do të forcojë lidhjet vëllazërore

Story i radhës

Kosova ende nën sanksione, kritikohet ashpër BE – ja deri kur nuk mund të hiqen ato!

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë