Sherr me thika në Tiranë, plagosen 2 të rinj

1 minut lexim

Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në Bulevardin e Kasharit, në Unazën e Re.

Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen duke sqaruar se 2 të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Story i mëparshëm

Lajçak shkruan për aktvitetet e tij gjatë dy javëve dhe rundin e fundit në Bruksel, jep një lajm jo të mirë për dialogun

Story i radhës

Në përpjekje për të forcuar marinën e saj luftarake, Greqia pritet të fillojë negociatat për të blerë fregatën e e katërt nga Franca

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,