sherr i pazakonte mes fqinjeve 49 vjecarja i pret vazhdimisht telin e rrobave komshijes dhe arsyeja do tju habise 62cc7786a041d

“Sherr” i pazakontë mes fqinjëve, 49-vjeçarja i pret vazhdimisht telin e rrobave komshijes dhe arsyeja do t’ju habisë

July 11, 2022
1 minut lexim

Një “sherr” aspak i zakontë ka ndodhur mes dy komshijeve në Wakefield, West Works (Angli).

Njëra nga gratë është kapur vazhdimisht në kamera duke i prerë telin e rrobave fqinjës së saj dhe është zotuar ta bëjë përsëri.

Dawn Turner, 49 vjeç u filmua duke këputur telin e rrobave të Clare Patman, i cili ishte i lidhur në gardhet midis dy pronave.

Mamaja e tre fëmijëve këmbënguli se ajo po priste telin e rrobave pasi ai dëmtonte gardhin e saj.

Policia shkoi disa herë në shtëpinë e tyre.

Duke folur për Sun Online, Dawn tha: Ajo ka lidhur telin në gardhin tim dhe e ka dëmtuar, prandaj vazhdoj ta pres.

“Kam qenë në kontakt me policinë dhe Këshillin Bashkiak dhe kam bërë ankesa të shumta për të.”

“Unë e kam konfirmuar se është gardhi im dhe se ajo nuk duhet të vendosë telat e saj mbi të dhe ta dëmtojë.”

Fqinja e saj Clare nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga The Sun Online.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

belind kellici edi rama eshte i rrezuar ne cdo moment treguesit ekonomike jane katastrofike 62cc7734e75a3
Story i mëparshëm

Belind Këlliçi: Edi Rama është i rrëzuar në çdo moment, treguesit ekonomikë janë katastrofikë

tre sende qe duhet ti largoni menjehere nga shtepia pasi sjellin energji negative 62cc77afcf64b
Story i radhës

Tre sende që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia pasi sjellin energji negative

Të fundit nga

ShkoLartë