“Sherr” i pazakontë mes fqinjëve, 49-vjeçarja i pret vazhdimisht telin e rrobave komshijes dhe arsyeja do t’ju habisë

July 11, 2022
1 minut lexim

Një “sherr” aspak i zakontë ka ndodhur mes dy komshijeve në Wakefield, West Works (Angli).

Njëra nga gratë është kapur vazhdimisht në kamera duke i prerë telin e rrobave fqinjës së saj dhe është zotuar ta bëjë përsëri.

Dawn Turner, 49 vjeç u filmua duke këputur telin e rrobave të Clare Patman, i cili ishte i lidhur në gardhet midis dy pronave.

Mamaja e tre fëmijëve këmbënguli se ajo po priste telin e rrobave pasi ai dëmtonte gardhin e saj.

Policia shkoi disa herë në shtëpinë e tyre.

Duke folur për Sun Online, Dawn tha: Ajo ka lidhur telin në gardhin tim dhe e ka dëmtuar, prandaj vazhdoj ta pres.

“Kam qenë në kontakt me policinë dhe Këshillin Bashkiak dhe kam bërë ankesa të shumta për të.”

“Unë e kam konfirmuar se është gardhi im dhe se ajo nuk duhet të vendosë telat e saj mbi të dhe ta dëmtojë.”

Fqinja e saj Clare nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga The Sun Online.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Belind Këlliçi: Edi Rama është i rrëzuar në çdo moment, treguesit ekonomikë janë katastrofikë

Story i radhës

Tre sende që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia pasi sjellin energji negative

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë