Shërbimet e urgjencës në Ukrainë shpërthejnë pajisje të pashpërthyera dhe shuajnë zjarret

Autoritetet ukrainase thonë se në 24 orët e fundit kanë kontrolluar zjarre dhe shpërthime të shumta nga granatimet ruse, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Të enjten, shërbimi i emergjencës shtetërore shoi 13 zjarre në Kiev dhe gjashtë në Kharkiv të shkaktuara nga sulmet ruse, tha ministria e Punëve të Brendshme.

Punonjësit e urgjencës në Kharkiv gjithashtu kanë pastruar rrënojat nga ndërtesat e shkatërruara dhe kanë luftuar 25 zjarre me bar dhe flakë të tjera në zona të hapura.

Image

Punëtorët kanë asgjësuar gjithashtu armë të pashpërthyera – 42 u shpërthyen në Kharkiv të enjten, tha ministria

Punëtorët vendas arritën gjithashtu të frenonin një zjarr në një depo nafte në Kalynivka, një qytet i vogël në jug të Kievit.

Në Luhansk, një nga rajonet e shkëputura lindore, zyrtarët ukrainas thanë se bombardimet ruse kishin goditur më shumë se 30 ndërtesa, duke përfshirë disa blloqe kullash, shtëpi dhe shërbime.

Image

Një bllok banesash goditet nga predha ruse në Luhansk

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Demokracia në terren të lëkundur

Story i radhës

I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Të fundit nga