​Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë

October 16, 2022
min lexim

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësaj jave ndaj të paktën 14 faqeve të internetit të aeroporteve të SHBA-së, përfshirë ato në Los Angeles dhe Çikago, duket të jetë vepër e një grupi rus të hakerëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Aerikës, Mike O’Sullivan, ndërprerjet nuk shkaktuan probleme të mëdha për pasagjerët e linjës ajrore, por ekspertët thonë se ato nënvizojnë një kërcënim të madh.

Sulmi me qëllim pamundësimin e shërbimeve u bë ndaj faqeve të internetit të 14 aeroporteve amerikane, duke i përmbytur ato me trafik në përpjekje për t’i mbyllur ose për ta bërë të vështirë përdorimin e tyre.

Sulmi sipas ekspertëve u krye nga grupi rus i hakerëve “Killnet”, i cili ka dhjetëra mijëra ndjekës në kanalet e saj në “Telegram”, një platformë që përdoret shumë në Rusi dhe në Ukrainë.

Hakerët rusë po hakmerren ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, të cilat i quajnë vepër agresioni.

“Ata kanë pohuar se çdo grup që është në anën e Ukrainës ose që ofron mbështetje për Ukrainën, po kontribuon në këtë agresion kundër Rusisë. Kjo është arsyeja pse ata po kryejnë këto sulme kibernetike. Më kujtohet në maj të vitit 2022, “Killnet” i shpalli luftë zyrtarisht 10 vendeve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë”, thotë analisti i Inteligjencës së Kërcënimeve kibernetike, Ivan Righi.

“Killnet” po bën luftën kibernetike, ndërsa lufta fizike vazhdon. Më 8 tetor, një shpërthim dëmtoi urën që e lidh Rusinë dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Rusët u kundërpërgjigjën.

Ekspertët dhe një zyrtar i lartë amerikan thonë se nuk ka ende prova se qeveria ruse qëndron pas këtij sulmi kibernetik. Ndikimi i hakerëve sipas tyre ishte i kufizuar.

“Ata po sulmojnë organizata me rëndësi kritike, por në fakt nuk po synojnë drejtpërdrejtë organizatën. Ata po sulmojnë faqet e internetit të lidhura me këto organizata, të cilat në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me operacionet”, vlerëson zëvendës shefi i analizave të inteligjencës tek organizata “Mandiant”.

Operacionet e linjave ajrore nuk u prekën.

Hakerët shfaqin nivele të ndryshme aftësish, nga fillestarët tek ekspertët, dhe ata i publikojnë sukseset e tyre.

“Ata janë shumë të interesuar për vëmendjen në media pasi kështu e kanë ndërtuar imazhin e një grupi të suksesshëm”, vlerëson analisti Ivan Righi.

Megjithëse kanë status yjesh në Rusi, ekspertët thonë se dëmi nga sulmet si ky i fundit është minimal.

“Ato janë vërtet sipërfaqësore, janë sulme afatshkurtëra, por në fund të fundit, nuk është e lehtë t’i injorosh”, thotë zoti Hultquist nga organizata Mandiant.

Eksperti nga organizata Mandiant thotë se ka gjasa sulme të tilla të vazhdojnë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse vuani nga këto sëmundje, duhet të hani gështenja

Story i radhës

Vjen fitorja e tetë radhazi e Napolit

Të fundit nga

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë