Shërbeu në Siri e Çeçeni/ Vjen paralajmërimi nga SHBA: Komandanti i ri rus mund të përdorë taktikat e ‘tokës së djegur’

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se emërimi i një gjenerali rus të quajtur “Kasapi i Sirisë” për të mbikëqyrur luftën e saj në Ukrainë është “në përputhje” me trajtimin e saj të luftës, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeçar, ka udhëhequr më parë operacionet ruse në Siri, ku forcat ruse janë akuzuar për shënjestrim të qëllimshëm të zonave civile. Ai më parë kishte shërbyer edhe në Çeçeni.

Duke folur për Face the Nation të CBS të dielën, Sullivan tha se ai beson se emërimi i Dvornikov është një shenjë që Rusia planifikon të mbajë një politikë të “tokës së djegur”.

“Ne kemi parë mizori dhe krime lufte dhe vrasje masive dhe imazhe të tmerrshme dhe tronditëse nga qytete si Bucha dhe sulme me raketa në Kramatorsk,” tha ai. “Unë mendoj se ky [emërimi i gjeneralit] është një tregues se ne do të shohim më shumë nga kjo.”

Moska ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e civilëve në Bucha dhe i përshkroi raportet e trupave të shpërndara nëpër rrugë atje si lajme të rreme.

Por vlerësimi i Sullivanit iu bë jehonë nga gjenerali David Petraeus, një ish-drejtor i CIA-s.

“Rusët ishin të njohur në Siri, kryesisht për…”shpopullimin” e zonave. Kjo është ajo që ata i bënë Alepos,” tha Petraeus në CNN. “Kjo është ajo që ata bënë në zona të tjera. Dhe unë mendoj se ne mund ta presim këtë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të boksit U18

Story i radhës

Agim kaluan 23 vite, Agim po të rrejnë ata kur po thonë se u hoq kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë!

Të fundit nga