Luka Doncic vazhdon të shkruajë historinë në NBA. Këtë të mërkurë ai u bë lojtari i parë që nga sezoni 1962-1963 që shënon më shumë se 30 pikë në të shtata ndeshjet e para të sezonit.
Slloveni është gjithashtu lojtari i tretë në të gjithë historinë e NBA-së që e arrin atë, duke ndjekur gjurmët e Jack Twyman (1959-1960) dhe Wilt Chamberlain (dy herë: 1959-1960 dhe 1962-1963).
Doncic realizoi 33 pikë, 5 “reboud” dhe 11 asiste në fitoren e ngushtë të Mavericks kundër Utah Jazz (103-100).
Jazz kishin 15 pikë epërsi në periodën e tretë, por Dallasi e ktheu rezultatin në periodën e fundit.