Shënon dy herë kundër Olympiacos, Malinovsky me mesazh për situatën Rusi-Ukrainë

February 24, 2022
1 minut lexim

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Olympiacos dhe asaj të Atalantas, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e kthimit, pas 90’ minutave të zhvilluara, Atalanta e ka mposhtur me rezultat 3:0 si mysafire skuadrën e Olympiacosit.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi Joakim Maehle në minutën e 40’, kurse mesfushori Ruslan Malinovsky shënon dy gola për dy minuta, respektivisht në minutën e 67’ dhe të 69’ për rezultatin final 3:0.

Ndërkaq, pas golit të shënuar, mesfushori ukrainas Malinovsky festoi duke dërguar një mesazh të qartë drejt situatës momentale të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nën fanellën e Malinovskit vërehet mesazhi ku shkruan “JO LUFTË NË UKRAINë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEMM dhe SHGM: Respektim rigoroz i Kodit të gazetarëve gjatë raportimit për Ukrainën

Story i radhës

Donaldi viziton qendrën e fëmijëve me Autizëm

Të fundit nga

ShkoLartë