Shënohet dita e Njësisë taktike, Zëvendësministri Hasani: Të gjithë pjesëtarët funksionojnë në mënyrë të përsosur

April 2, 2022
min lexim

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski morën pjesë në ceremoninë e sotme të mbajtur në kazermën “Strasho Pindzur” në Petrovec me rastin e Ditës së Brigadës së Parë të Këmbësorisë, njësi që promovon më të mirën dhe e cila pasqyron më së miri diversitetin e përkatësisë etnike dhe barazinë gjinore.

“Në këtë njësi më të madhe të ushtrisë, krah për krah, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllehët funksionojnë në mënyrë të përsosur – së bashku ju tregoni ekspertizën tuaj dhe aftësitë tuaja më të larta dhe dëshmoni se multietniciteti është avantazhi i vendit tonë… Në radhët e tyre në detyrë komanduese janë 27 gra, nga të cilat 2 janë komandante kompanish dhe 16 komandante togash”, theksoi Hasani.

Zëvendësministri Hasani falënderoi pjesëtarët dhe theksoi rolin e rëndësishëm të kësaj njësie, e cila në vitet e fundit ka dhënë kontributin më të madh në përkrahjen e qytetarëve dhe institucioneve në fatkeqësi të ndryshme natyrore, përballjen me krizën e migrantëve, përballjen me pandeminë dhe shtoi se pjesëtarët e ushtrisë dha kontributin më të madh për anëtarësimin tonë në NATO.

Në këtë drejtim, theksoi se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa seriozë për modernizimin e pajisjeve dhe se sipas rritjes së buxhetit të mbrojtjes, i cili këtë vit është 1.77% e PBB-së, mbi 30% do të ndahen për modernizim.

“Këtë vit, Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të marrë mjetet e para të blinduara të lehta të teknologjisë së fundit në pronësi vetëm të ushtrive më të mira aleate, të cilat ne i kemi siguruar përmes një marrëveshjeje qeveri-me-qeveri me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara. Ne investojmë në shumë fusha për të modernizuar Ushtrinë – në sistemet moderne të komunikimit, pajisje balistike, armatim, armatim artilerie, në sistemet e mbrojtjes ajrore. “Ashtu siç i ka hije një ushtrie të NATO-s, por mbi të gjitha ashtu siç i ka hije profesionistëve si ju, të cilët e kanë obliguar vendin e tyre të përgjigjet sa më mirë”, ka theksuar më tej Hasani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kinematë polake shfaqin filma në gjuhën ukrainase për të argëtuar refugjatët

Story i radhës

Detajet e fundit nga Kiev-i

Të fundit nga

ShkoLartë