Shënjestrimi i emigrantëve shqiptar, Rama shpërndan thirrjen e Armando Brojas: Krenar për ty dhe ata që punojnë në Britaninë e Madhe

November 3, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama pas intervistës në BBC dhe përgjigjes për britanikët që sulmojnë emigrantët shqiptarë, ka shpërndarë edhe një deklaratë të sulmuesit shqiptar që po shkëlqen në Britaninë e Madhe, Armnd Broja.

Rama shkruan se është krenar për Brojan dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar. I pari i qeverisë shprehet se është turp për këdo që shënjestron shqiptarët.

“Krenar për ty Armand Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.”tha Rama.Sulmuesi kuqezi foli për një diskutimet në Britani për emigrantët shqiptarë: “Gjithnjë më ka pëlqyer të them që jam krenar që jam nga Shqipëria.

Nuk kam shumë informacion për këtë, por mund të flas vetëm për veten time dhe jam krenar që jam nga aty dhe është një vend fantastik”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë: Tronditëse, infermierja rreh të moshuarën në azil

Story i radhës

Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje me Ishujt Faroe

Të fundit nga

ShkoLartë