Shenjat që tregojnë se jeni një prind i mirë

min lexim

Kur fëmija ka një problem ai vjen te ju

Një prind po ja del së mbari kur fëmija i tij i drejtoret kur ka një shqetësim. Kjo do të thotë se ju keni krijuar një bazë sigurie që fëmija mund të shpreh ndjenjat dhe shqetësimet sa herë që ka nevojë. Kjo ndihmon në marrëdhënien prind fëmijë.

Fëmija shfaq të gjitha emocionet para jush

Aftësia e fëmijës për të shprehur acarim, mërzitje apo frikë para teje është një shënje se ju jeni prindër të mirë. Ai/ajo ndihet e sigurt kur i shfaq ndjenjat e tij/saj. Për psikologët është shqetësuese kur fëmija fsheh ndjenjat nga prindërit. Shpesh herë kjo është një shënjë e një problemi më të madh në marrëdhënien prind-fëmijë.

Përgjigjet tuaja nuk janë kritikuese

Prindërit e mirë nuk japing përgjigje kritike rreth sjelljes dhe i shmangen etiketimeve si ‘’I keq’’ ‘’xheloz’’ ‘’përtac’’ etj. Një prind i mirë përqëndrohet te sjellja e fëmijës dhe mundohet që ta përmirësoj atë me shembujt e duhur, pa ofenduar fëmijën.

Një prind i mirë inkurajon fëmijët

Ndjekja e intereseve dhe talenteve e ndihmon fëmijën të ketë një ndjesi të arritjes. I angazhon ata pozitivisht në vitet e adoleshencës , duke i mësuar rreth vullnetit dhe duke i larguar nga veset. Prindërit që përpiqen ti drejtojnë intereset e fëmijëve për të arritur ëndërrat e tyre të parealizuara ende, zakonisht janë prindër të mirë për fëmijën.

Ju vendosni limite që mbrojnë fëmijën tuaj

Fëmijët pa limite shpesh herë përfundojnë duke u ndjerë të humbur apo në telashe. Limitet e ndihmojnë fëmijën të ndihet i vlerësuar edhe pse ata nuk i pëlqejnë këto limite shumicën e kohës.

Ju i rregulloni gabimet tuaja

Të qënit të gatshëm të rregulloni gabimet me fëmijën është një shënjë e të qënit një prind i mirë. Nëse ju reagoni keq apo i shani fëmijët është e rëndësishme ta regulloni këtë gabim. Bisedo me fëmijën dhe tregoji se do doje të ishte sjell ndryshe. Shpjegojini se dhe të rriturit bëjnë gabime por e rëndësishme është ti rregullojmë ato.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përqafimet dhe kuptimet e tyre, kushtojini vëmendje njërit në veçanti

Story i radhës

Dafina tregon se edhe imazhet me poza provokuese ia realizon partneri

Të fundit nga