Për më shumë, ata janë shpesh në humor të keq dhe mund të dalin nga takti për gjëra shumë të vogla.
Bricjapi
Bricjapët janë shumë kokëfortë, ndaj është e vështirë të keni ndikim tek ata. Kur janë në disponim të keq, askush nuk mund t’i gëzojë sado që të përpiqen. Ata janë pesimistë dhe zakonisht shqetësohen për çdo gjë të vogël. Imagjinojnë skenarët më të këqij në çdo situatë, madje edhe të padëmshme. Duke qenë se e transmetojnë negativitetin e tyre në mjedis, njerëzit i shmangin kur janë në humor të keq, gjë që ndodh mjaft shpesh.
Virgjëresha
Virgjëreshat mbianalizojnë gjithçka dhe u kushtojnë shumë vëmendje gjërave të vogla. Këta njerëz janë perfeksionistë, ndaj çmenden kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Më pas bëhen të mërzitur dhe të tensionuar, duke qarë dhe duke u ankuar për çdo gjë të vogël që shkoi keq. Kur janë inatosur, Virgjëreshat bëhen mjaft të mbrapshtë, kështu që prej tyre mund të prisni komente helmuese dhe goditje nën bel.
Peshqit
Këta njerëz janë të butë dhe të ndjeshëm. Është e lehtë t’i lëndosh, pas së cilës ata fillojnë të fundosen. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre të tepruar, reagojnë keq edhe ndaj ngjarjeve dhe situatave të padëmshme, por nuk mund t’i fshehin kurrë ndjenjat e tyre. Kur diçka nuk u pëlqen, do të mbajnë inat dhe kjo është mjaft e qartë për të gjithë.
Akrepi
Kjo shenjë emocionale e merr çdo gjë personalisht dhe mërzitet për çdo marrëzi. Për shkak se nuk dinë ta shprehin zemërimin në mënyrë konstruktive, bëhen të vrenjtur dhe e urrejnë gjithë botën. Ky disponim qëndron tek ata për aq kohë sa i mban zemërimi, i cili mund të zgjasë me orë, ditë apo edhe javë. Problemi i tyre i madh është se kanë kujtesën e një elefanti dhe është e vështirë të heqin qafe emocionet negative.