Nuk ka dyshim se shqiptarët gjatë gjithë shekujve dhe historisë së tyre kanë dhënë bijë dhe bija të tyre, të dijës, të kulturës, dhe humanizmit botëro, që falë këtyre realitetëve, i njohu edhe bota, dhe një gjë të tillë duhet të mos e harrojmë dhe ti përkujtojmë, jo vetëm në mënyrë formale, por në mënyrë të tillë që të mund të arrijmë në thelbin e tyre, që t’i lejojmë vetës të depërtojmë nga vepra dhe domethënja e tyre.
Ne shqiptarët falë këtyre realiteteve i kemi dhënë botës dëshmi dhe fakte se ky popull është edhe fisnik edhe human edhe mik i gjithë popujve të botës, sikur këtë gjë e dëshmoi edhe Nënë Tereza, me humanizmin e saj të bamirësisë më të shquar në glob, bija shqiptare e këtij vendi, e cila pa asnjë dallim racor e njerëzor, ajo i shërbeu gjithë njerëzimit, duke e luftuar varfërinë dhe sëmundjet e rënda ndërnjerëzore.
Nisur nga vepra e madhe e Nënë Terezës, që buronte nga vullneti i saj i çelikosur për t’i ndihmuar njerëzit e varfër në viset dhe vendet më të varfëra të botës, sikur që ishte India e atëhershme dhe pjesët tjera të saj, kjo Nënë, e vuri jetën e vet në sprova të rënda dhe të rrezikshme, që të dëpërtonte përtej asaj vuajtje dhe skamje njerëzore, duke i prekë me dorën e saj dhe shëruar njerëzit e sëmuar me sëmundje të ndryshme, si edhe nga gërbula.
Nënë Tereza, sikur ishte dora dhe porosia e zotit, e cila i lutej në çdo hap për popullin mbarë, dhe sipas shkrimeve të ndjekësve dhe gjurmuasve të saj, ajo komunikonte shpesh herë me zotin, të cilit i besonte shumë, dhe një ndër komunikatat e saj i lutej zotit, që të ketë mëshirë për këto ballafaqime të rënda dhe të shëmtuara njerëzore, por edhe shpeshherë ishte e mllefosur, se pse po lejohet të vuaj ky njerëzim aq shumë?!…
Nënë Tereza, do të ishte një njeri i veçantë, që e kuptonte thelbin e mistershëm të vuajtjeve të qenjës njerëzore dhe me dashurinë që kishte e ndiente fuqinë e saj që kishte brenda vetës- si një thpërthim i vërtetë shpirtëror i atomit të saj, për t’a kthyer në energji të aftë për të shpleksur lëmshin e pazgjithshëm në dukje të ekzistenës njerëzore.
Nënë Tereza, e thoshte kudo që ndodhej se ishte me gjak shqiptare, edhe pse dikush do të thoshte se, kjo bëri pak për shqiptarët, por përgjigja do të ishte më se e qartë, kur presidenti i SHBA-ve, KLINTON, mbi varrin e saj në Kalkutë, iu përkul dhe i përshëriti me pak fjalë, “Oj Nëna e dashurisë njerëzore, Nënë Tereza, t’a kam kryer porosinë tënde që ma dhë për shqiptarët e Kosovës”.
Ajo ishte fryma e soldaritetit global, vepra e saj do ti kalonte kufinjtë e humanizmit njerëzor, ajo investoi aq shumë në dhëmbjen e shpirtit njerëzor përmes dashurisë dhe bamirësisë.
Prandaj bota njerëzore 5 shtatorin në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Trezës, e shënon si ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.