Shembja e një shtylle elektrike në autostradën Tiranë-Durrës ka paralizuar trafikun për disa minuta. Shembja e shtyllës ka ardhur si pasojë e amortizimit të saj.
Ajo është bërë shkak edhe për një aksident rrugor, pasi një drejtues mjeti ka ndaluar në momentin kur ka parë kabllot e energjisë shumë pranë tokës, por ai është goditur nga pas nga një tjetër shofer.
Fatmirësisht nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia bën të ditur se brenda pak minutash shtylla e rrëzuar është hequr dhe lëvizja e mjeteve është normalizuar.