Të paktën 27 persona janë lënduar në ndeshjen e basketbollit të Superkupës së Egjiptit ndërmjet Al-Ahly dhe Ittihad, raporton Associated Press.
Aksidenti ndodhi kur një pjesë e tribunës u shemb dhe autoritetet egjiptiane njoftuan se i gjithë incidenti ndodhi pas një rrëmuje te tifozët e Ittihadit të cilët ishin në numër të madh në një pjesë të tribunës.
Panik e madhe, fatmirësisht nuk pati të vdekur.
“Shumica e të plagosurve kanë kocka të thyera dhe askush nuk është në rrezik për jetë”, tha ministri egjiptian i Shëndetësisë, Hossam Abdel-Ghaffar.