Shehu: Mjekët po ikin nga vendi se shtypen nga qeveria, po rrezikohet shërbimi shëndetësor

min lexim

Deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se të rinjtë po ikin sepse njerëzit nuk gjejnë shpresë në vendin tonë.

Ai tha se po ashtu edhe largimi i mjekëve është një plagë e rëndë, duke theksuar se këta  të fundit largohen për shkak të rrogave dhe kushteve.

Shehu shtoi se vendi ynë ka aktualisht 1 mjek për 1 mijë banorë, ndërsa mesatarja evropiane është 4 për 1 mijë banorë.

Shehu: Të rinjtë po ikin sepse njerëzit nuk gjejnë shpresë. Vendi po shkon drejt një autokracie dhe drejt largimit të saj nga perëndimi dhe afrimet drejt lindjes. Në vendin tonë ka mohim të të drejtave. Një nga kategoritë e largimeve më të prekurve janë mjekët sepse po largohen. Sigurisht që rrogat luajnë një rol të madh për këtë largim sepse kemi rrogat më të ulëta në rajon. Por mjekët nuk gjejnë mundësi për tu kualifikuar, pro janë nën presion të vazhdueshëm.

Ky regjim kërkon që t’i shtypë dhe tu bëjë presion. Ka shumë elementë që ka shkaktuar një hemorragji të tillë të mjekëve. Ne kemi arritur 1 mjek për 1 mijë banorë, ndërsa niveli evropian është 4 për 1 mijë banorë. Kështu kemi lënë spitale në rreth pa mjekë dhe shërbim shëndetësor. Zgjidhja për këtë situatë kërkon ndryshime të mëdha politike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tara largohet nga Fushë Kosova

Story i radhës

ZRRE: Vendimi për çmimet e reja të rrymës mbetet në fuqi

Të fundit nga