Kreu i FRD-së, Sali Shehu ka lajmëruar bashkimin me opozitën për protestën që do të mbahet ditën e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 12:00.
Shehu është shprehur se shqiptarët duhet të dalin në protestë, pikërisht në ditën e Samitit për të thënë më zë të lartë se kjo është qeveria e korrupsionit dhe armike e identitetit.
Postimi i Shehut
Te dashur Miq!
Drejtues, anetare, simpatizante te FRD, te rinj dhe te reja, qytetare shqiptare!
Neser në ora 12:00 të gjithë duhet te jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër qeverisë se vlerave më antievropiane në Shqipëri. Ne nuk duhet te fshehim më asgjë, përkundrazi, ne duhet te dalim për të ju thënë liderëve të Europës, se kjo qeveri nuk përfaqëson me popullin shqiptar, pasi kjo është jo vetem qeveria e korrupsionit, tritolit dhe e eksodit masiv te shqiptareve, por është edhe armike e votës së lirë të shqiptarëve, e të drejtave të tyre, identitetit, kulturës dhe të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria Europiane!