Shehu: Deklarata e Ramës për ‘ndryshim kursi’, tradhti kombëtare

min lexim

1. Ky është problemi real me të cilin u ballafaquam, që në fakt është shumë më i gjerë.

Nuk është e nuk mund të jetë Rama që të vendosë se kush nga deputetët do të kërkojë rezoluta a nisma të tjera. Ishte befasues qëndrimi kundërshtues i mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e në seancë. Kjo nismë ishte e mirëmenduar politikisht për të gjithë faktorët që e kërkojnë një miratim të tillë.

Faktorë këta të lidhur me detyrimet tona, boshllëkun që ne kemi në një pozicionim të tillë, por dhe me zhvillimet e fundit mbas agresionit fashist rus në Ukrainë, shenjave destabilizuese që transmetohen në rajon, kryesisht nëpërmjet Serbisë.

2. Ndërkaq, ndaj deklaratës së Ramës “për ndryshimin e kursit të Shqipërisë në qoftë se nuk hapen negociatat“, është kërkuar një tjetër mocion me debat e rezolutë.

Kjo është një deklaratë tejet e rrezikshme. Ndryshimi i kursit tonë europian e perëndimor është sinjal tradhtie kombëtare, tradhëti ndaj mijëra vitesh histori të shqiptarëve, aspiratave tona të patjetërsueshme.

3. Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit u caktuan dy kolegë për të shkëmbyer mendime e rakorduar veprimet me partitë e tjera opozitarë, jo me Ramën.

Unë mendoj se të paraqitësh emra në këto momente është absurde, është të biesh pre a të bësh lojën e Ramës. Qëndrimi ynë do të shprehet me votë, ndërkaq po e ndjekim me vëmendje situatën, pa u përfshirë në këtë maskaradë.

PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e Presidentit që më 26 prill, kur në vend që të përfshihej në dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve u koncentrua tek “karrikja” e kryetarit të saj. Sot mos të kemi iluzione, Rama i ka numrat. Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, kjo tashmë dihet.

4. Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”. PD do të përfundojë procesin e riformatimit të saj me zgjedhjen e Kryetarit të PD më 22 maj me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë. Kjo është PD dhe kështu vendoset ku është PD, jo me instrumente qeveritare.

Duhet të kuptojmë se ka vetëm një PD, ajo reale, që po bën opozitë, që po përfundon organizimin, po konsolidohet që nga baza dhe shpejt do të ngrejë qytetarët. Harrojeni atë virtualen në 3D, që Rama me disa të tjerë kërkon të krijojë.

Në lidhje me deputetët e PD, dëshiroj t’u kujtoj kolegëve rregullin e artë për ta: Deputetët pa dyshim përpiqen të influencojnë tek elektorati, por më tej janë të detyruar të ndjekin elektoratin e tyre. Ndryshe e humbin atë e kthehen në “zero deputetë” pa asnjë vlerë, thjesht në rrogëtarë.

Image

Deklarata

Image

Deklarata

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Falsifikimi i së vërtetës – propaganda ruse dhe pararrena serbe

Story i radhës

Suedia dhe Finlanda reagojnë pasi Erdogan tha se mund të vendos veto për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO

Të fundit nga