shehu deklarata e rames per ndryshim kursi tradhti kombetare 627f72b3e4068

Shehu: Deklarata e Ramës për ‘ndryshim kursi’, tradhti kombëtare

May 14, 2022
min lexim

1. Ky është problemi real me të cilin u ballafaquam, që në fakt është shumë më i gjerë.

Nuk është e nuk mund të jetë Rama që të vendosë se kush nga deputetët do të kërkojë rezoluta a nisma të tjera. Ishte befasues qëndrimi kundërshtues i mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e në seancë. Kjo nismë ishte e mirëmenduar politikisht për të gjithë faktorët që e kërkojnë një miratim të tillë.

Faktorë këta të lidhur me detyrimet tona, boshllëkun që ne kemi në një pozicionim të tillë, por dhe me zhvillimet e fundit mbas agresionit fashist rus në Ukrainë, shenjave destabilizuese që transmetohen në rajon, kryesisht nëpërmjet Serbisë.

2. Ndërkaq, ndaj deklaratës së Ramës “për ndryshimin e kursit të Shqipërisë në qoftë se nuk hapen negociatat“, është kërkuar një tjetër mocion me debat e rezolutë.

Kjo është një deklaratë tejet e rrezikshme. Ndryshimi i kursit tonë europian e perëndimor është sinjal tradhtie kombëtare, tradhëti ndaj mijëra vitesh histori të shqiptarëve, aspiratave tona të patjetërsueshme.

3. Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit u caktuan dy kolegë për të shkëmbyer mendime e rakorduar veprimet me partitë e tjera opozitarë, jo me Ramën.

Unë mendoj se të paraqitësh emra në këto momente është absurde, është të biesh pre a të bësh lojën e Ramës. Qëndrimi ynë do të shprehet me votë, ndërkaq po e ndjekim me vëmendje situatën, pa u përfshirë në këtë maskaradë.

PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e Presidentit që më 26 prill, kur në vend që të përfshihej në dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve u koncentrua tek “karrikja” e kryetarit të saj. Sot mos të kemi iluzione, Rama i ka numrat. Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, kjo tashmë dihet.

4. Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”. PD do të përfundojë procesin e riformatimit të saj me zgjedhjen e Kryetarit të PD më 22 maj me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë. Kjo është PD dhe kështu vendoset ku është PD, jo me instrumente qeveritare.

Duhet të kuptojmë se ka vetëm një PD, ajo reale, që po bën opozitë, që po përfundon organizimin, po konsolidohet që nga baza dhe shpejt do të ngrejë qytetarët. Harrojeni atë virtualen në 3D, që Rama me disa të tjerë kërkon të krijojë.

Në lidhje me deputetët e PD, dëshiroj t’u kujtoj kolegëve rregullin e artë për ta: Deputetët pa dyshim përpiqen të influencojnë tek elektorati, por më tej janë të detyruar të ndjekin elektoratin e tyre. Ndryshe e humbin atë e kthehen në “zero deputetë” pa asnjë vlerë, thjesht në rrogëtarë.

Image
Image

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nato diskuton strategjine afatgjate per rusine 627f72aedf463
Story i mëparshëm

NATO diskuton strategjinë afatgjatë për Rusinë

kirurgjia vaskulare ka mungese te grafteve arteriale qe kushtojne 800 euro pacientet detyrohen ti sigurojne vete 627f72d8a4ecc
Story i radhës

Kirurgjia Vaskulare ka mungesë të grafteve arteriale që kushtojnë 800 euro, pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin
ShkoLartë