Sheholli: Njerëzit prapa barrikadave janë mecenarë të paguar nga Serbia

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se njerëzit prapa barrikadave, janë mercenarë të paguar nga Serbia.

Duke folur në emisionin DPT te Fidani, ai ka thënë vendosësit e barrikadave janë njerëz të BIA-s serbe.

“Ata janë njerëz të BIA-s serbe, që kryejnë punë për shërbimet e inteligjencës serbe. Ata janë mercenarë, paguhen, disa janë pjesë e veriut, disa kanë hyrë aty, kanë ardhur”, ka deklaruar ai.

Sheholli ka deklaruar se organet e sigurisë së Kosovës i dinë mirë rrethanat dhe personat që qëndrojnë prapa barrikadave.

Sipas tij, ka serbë lokal në veri të Kosovës, që janë totalisht të pakënaqur me barrikadat.

“Edhe atyre u pengojnë”, ka theksuar ai.

“Vuciq është duke bërë presion me veprimet e tij dhe fatkeqësisht dialogu nga Brukseli ka zbritur në Zubin Potok”, ka thënë ai.

Story i mëparshëm

Pse duhet të mbani gjithmonë gjete dafine në portofol

Story i radhës

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2022

Të fundit nga