Shehi: Tirana që duam

January 30, 2022
min lexim

Tirana mposhti 4-0 Kukësin në “Air Albania”. Bardheblutë zhvilluan ndeshjen më të mirë të sezonit, Seferi dhe Xhixha realizuan nga dy gola, teksa trajneri Orges Shehi analizoi suksesin e djemve të tij në “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku u shfaq si gjithmonë modest dhe me këmbë në tokë.

“Sot ishim skuadra që duam të jemi, skuadër dominante. Kundërshtari ishte i fortë, por realizuam me sukses atë që kishim përgatitur në stërvitje. Sot u mbyllën dy xhirot e kampionatit, rëndësi ka që kemi vazhdimësi, kemi grumbulluar nga 20 pikë në dy fazat, por kemi ende mundësi të përmirësohemi.

Unë mendoj se edhe moduli ishte i përshtatshëm, edhe në bazë të kundërshtarit. Dolëm 5-3-2 në pjesën e dytë. Ky modul ishte çelësi i suksesit: nuk e lejuam kundërshtarin të organizohej dhe kishim menduar për t’i goditur pas shpine me Xhixhën dhe Seferin, të cilët i kryen shumë mirë detyrat, por edhe gjithë lojtarët e tjerë.

Rezultati na jep kënaqësi. Vazhduam me të njëjtin ritëm dhe mënyrë. Nuk e mendonim se do fitonim 4-0, por e mendonim se do të dilnim shumë herë përpara portës. Pjesën e parë vuajtëm, kundërshtari po e ndërronte lojën me pasin e shkurtër dhe të mesëm. Morëm masat në pjesën e dytë. Ishte një modul me të cilin luajtëm për herë të parë në kampionat.

Nuk mendoj se Kukësi ka dalë jashtë loje, janë edhe 18 javë, ka shumë pikë në lojë. Tani fillon një kampionat tjetër për ne. Duhet të rrimë me këmbë në tokë, nuk kemi bërë asgjë, të vazhdojmë me këtë mentalitet. Ndeshja e radhës është më e rëndësishme se kjo ndaj Kukësit.

Uria është shumë e rëndësishme në futboll, lojtarët e mi janë të tillë. Tentuam të mos e linim Kukësin të organizohej dhe të krijonim thellësi për dy sulmuesit, duke shfrytëzuar shpejtësinë e Xhixhës dhe Seferit.

Lojtari më i mirë i ndeshjes? Më vjen mirë që Bekaj është protagonist, e kemi shpëtimtarin në portë. Të gjithë kanë bërë performancë të mirë, jam dakord me Xhixhën dhe Seferin, meqë janë zgjedhur ata të dy. Më shumë zgjedh ata që dolën nga loja si më të mirët…

Kukësi apo Laçi më i rrezikshëm? Të dyja skuadrat janë shumë të forta, mos të harrojmë edhe Vllazninë. Kampionati po bëhet më i egër. Mendoj se kjo treshe që është afër nesh, janë skuadra që të bëjnë dëm”, përfundoi Shehi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gold AG dhe Hysni Klinaku publikojn këngën e re “Trimat e Gjakovës”

Story i radhës

Primaret/ Përfundon procesi i numërimit në Lushnje, ja kush fiton

Të fundit nga

ShkoLartë