FC Prishtina takimin e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën (27 nëntor) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të elitës së futbollit të Kosovës
Prishtina pas këtij takimi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të ndaj Ballkanit më 11 dhjetor në Therandë.
Për ndeshjen ndaj Treçës’89 në Mitrovicë për faqen zyrtare të klubit prishtinas, ka folur mesfushori Shefit Shefiti.
“Ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të jetë shumë e vështirë, por ekipi është i përgatitur maksimalisht që t’u rikthehet rezultateve pozitive. Ekipi synon pikë të plota pas një ecurie jo të mirë.
Te Prishtina po mbretëron një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gatshëm që të “luftojmë” për arritjen e objektivave”, thotë Shefiti.