Ndryshimet kushtetuese, Arsovski: Vështirë të sigurohen 80 deputetë

Shkup, 26 Nëntor – Sigurimi i 80-të deputetëve për ndryshimet kushteuese për të vazhduar negociatat me BE-në do të jetë i vështirë konsideron analisti politik Petar Arsovski. Ai nuk sheh mundësi për konsenzus midis partive deri sa zgjat skriningu dypalësh sepse VMRO-ja opozitare është deklaruar se kundërshton ndryshimet kushtetuese.

 

“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM është fuqishëm kundër ndryshimeve kushtetuese. Për disa arsye që ata besojnë se është një mision i pamundur kështu që mendoj se në kohën e mbetur nga skriningu dypalësh shanset janë minimale për të arritur një lloj e konsensusit partiak. Për mekanizmat e tjerë, si deputetë të larguar, si për marrëveshjen e Prespës, mendoj se është ende herët për të diskutuar, sepse janë mekanizma jashtë analizës normale politike.”, tha analisti politik Petar Arsovski.

Përpjekjet që ASh të jetë pjesë e qeverisë sipas Arsovskit do të shërbejnë vetëm për stbilizimin e shumicës parlamentare por jo edhe sigurimin e numrit të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

“Ajo tentativë nominalisht është në rregull për stabilizimin e shumicës, por përveç se do të zvogëlojë forcën e grupit të zjarrit në BDI, nuk e shoh se si do të sjellë deri në 80 deputetë. Nuk mjafton vetëm ajo hyrje dhe pa një plan se si të arrihen 80 deputetë, kjo lëvizje shërben vetëm për lehtësimin e situatës në BDI-së.”, tha Arsovski.

Megjithatë Arsovski nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht nëse do të arrihen ndryshimet kushtetuese apo jo shanset për diçka të tillë sipas tij janë të vogla, ndërkohë që faktori ndërkombëtarë do të përfaqësojë vlerat se vendi duhet t’i vazhdojë negociatat dhe t’i hapë ato sa më shpejt që të jetë e mundur sepse kjo mundëson qasje në fondet e para-anëtarësimit në BE.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Shefiti: Ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të jetë shumë e vështirë

Story i radhës

Messi barazon Maradonën

Të fundit nga