Shefik Duraku braktis Ziadin Selën dhe ASH-në

 

Të nderuar miq,kolegë dhe bashkëpunëtorë.
Kaq ishte!
Sot përfundon çdo angazhim politik i imi pran Aleancës për Shqiptarët.
Plot 5 vite punuam dhe kultivuam shpirtin opozitarë duke sakrifikuar në çdo moment,gjithnjë duke besuar se ndryshimi mund të ndodhë.
Bsshkarisht arritëm rezultate të shkëlqyera,unë kamë takuar dhe kamë fituar shumë miq e shokë të sinqertë e idealistë brenda Aleancës,për këtë jamë krenarë,do të vazhdoj edhe më tutje të jem miku juaj.
Aktiviteti im politik brenda Aleancës është I dukshëm,leht i evidentueshëm dhe mbi të gjitha shumë transparent dhe I sinqertë,por ja që nuk ka hapësirë më të vazhdoj të punoj, arsyet i dinë dhe ua kam thënë atyre që duhet ti dijnë, për shokët dhe miqtë e mi ky vendim nuk është aspak befasues sepse shumë herë kemi debatuar për këtë temë..
Duke dashur që të ju kursej nga ndonjë debat jo-produktiv (ndoshta dhe i ulët) nuk dua të hy në detaje për arsyet e sjelljes së një vendimi të këtillë për tu larguar nga Aleanca për Shqiptarët.
Koha është dëshmitari dhe gjykuesi më I drejtë, gjithçka në kohën e vetë dhe vendin e vetë.
Faleminderoj shumë aktivistë të sinqertë me të cilët kamë punuar një kohë të gjatë e të cilët i çmoj shumë.
Lufta ime politike kundër këtij pushteti do të vazhdoj,sepse ky pushtet që moti është dashur që të ikë,por fatkeqësisht ende po qëndron,por ende ka kohë dhe mundësi që të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar këtë pushtet.

Me respekt: Shefik Duraku

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВМРО-ДПМНЕ прашува зошто Ковачевски не носи маска на седниците на владата

Story i radhës

Komiteti i Helsinkit – Taravarit: Përmbahuni nga deklaratat joprofesionale dhe të pabaza për Ëmbla Ademin

Të fundit nga