Kreu i agjencisë së spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Jeremy Fleming, ka paralajmëruar Kinën për rreziqet e të qënit në një linjë shumë të ngushtë me Rusinë.
Në një fjalim në Australi, ai tha se interesat afatgjata të Kinës nuk po shërbehen mirë nga një aleancë me një vend që injoron “rregullat e rrugës” ndërkombëtare.
Derisa ai tha se Kremlini e sheh Kinën si një treg për naftën dhe gazin e saj dhe një mënyrë për të anashkaluar sanksionet, Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës dhe për këtë Sir Jeremy tha se Xi nuk do të dëshironte të bënte asgjë që mund të kufizonte veprimet e tij në të ardhmen.