Në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po flet me gazetarët përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden për bisedime me udhëheqësit e tjerë të aleancës ushtarake, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Stoltenberg thotë se pushtimi rus i Ukrainës është brutal dhe vuajtjet njerëzore janë të tmerrshme për t’u parë.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën,” thotë Stoltenberg, por NATO ka një “përgjegjësi” për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës, shton ai.
Stoltenberg: NATO do të diskutojë rolin e Kinës
Ai foli edhe për rolin e Kinës në luftën në Ukrainë.
Anëtarët e NATO-s përballen me një mjedis të ndryshuar rrënjësisht të sigurisë, ku qeveritë autoritare janë të përgatitura të përdorin forcën, thotë Stoltenberg.
“Unë pres që ne të trajtojmë rolin e Kinës në këtë krizë,” tha më tej Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje politike, duke përfshirë përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante”, thotë ai.