Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se para dy muajve Putin i mbijetoi një atentati në Kaukaz

May 23, 2022
1 minut lexim

Gazeta serbe “Objektiv” ka publikuar një artikull marr nga “Pravda” – gazeta ukrainase , se shefi i Shërbimit Inteligjencës së Ukrainës Kirilo Budanov ka deklaruar se para dy muajve presidenti rus Putin i ka mbijetuar një përpjekje për atentat, që ndodhi në Kaukaz, shkruan “Bota Sot”.

Me titullin “Putin i mbijetoi atentatit në Kaukaz”, gazeta njofton se ky ishte një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por që vërtetë ka ndodhur, pak kohë pas fillimit të operacioneve ruse në Ukrainë.

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Ukrainës Budanov, për “Pravda” ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ishte sulmuar në Kaukaz – në rajonin që përfshihet nga Jermenia, Azerbejxhani, gruzia dhe pjesa jugore e Rusisë.

“Ishte  një përpjekje atentati në presidentin rus Putin….bile thuhet si flitet se është sulmuar nga përfaqësues të Kaukazit dhe kjo ka ndodhur jo shumë kohë larg. Kjo informatë nuk është publike. Ishte një përpjekhe absolutisht e pasuksesshme, por që vërtetë ka ndodhur…Kjo ka ndodhur rreth dy muaj më përpara” ka deklaruar Budanov për “Pravda”, gazetën ukrainase.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Modelja bukuroshe, Angela Martini feston ditëlindjen

Story i radhës

Apple përpiqet të ulë varësinë nga Kina

Të fundit nga

ShkoLartë