shefi i diplomacise se lituanise gabrielius landsbergis neser per vizite ne rmv 626feb019a6fc

Shefi i diplomacisë së Lituanisë Gabrielius Landsbergis, nësër për vizitë në RMV

May 2, 2022
1 minut lexim
download 7

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, më 3 maj 2022 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

Krahas takimit me nikoqirin e tij, ministrin Bujar Osmani, ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne bogorodice per hyrje ne maqedoni pritet deri ne dy ore 626fe2c8690e5
Story i mëparshëm

Në “Bogorodicë” për hyrje në Maqedoni pritet deri në dy orë

ali ahmeti jam i bindur se po i jetesojme politikisht amanetet e deshmoreve 626feca6613d3
Story i radhës

Ali Ahmeti: Jam i bindur se po i jetësojmë politikisht amanetet e dëshmorëve

Të fundit nga

ShkoLartë