Presidenti rus Vladimir Putin kishte planifikuar të pushtonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin brenda dy ditësh, tha shefi i CIA-s, William Burns.
Duke folur në një seancë dëgjimore në Kongres të martën, Burns paralajmëroi ligjvënësit amerikanë:
“Unë mendoj se Putin është i zemëruar dhe i frustruar tani. Ai ka të ngjarë të dyfishojë dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile”.
Ai e përshkroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt si një çështje “bindjeje të thellë personale” për udhëheqësin e Kremlinit.