Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Chew u takua me presidentin e zgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago të hënën, tha një person i njohur me takimin për Business Insider.
Takimi vjen ndërsa aplikacioni i njohur për ndarjen e videove po tenton për të shmangur një ndalim të afërt në SHBA.
Më herët të hënën, TikTok i kërkoi Gjykatës së Lartë të SHBA-së të bllokojë ligjin që kërkon që aplikacioni të shitet deri më 19 janar ose të mbyllet.
TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, argumentoi se ndalimi shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të miliona amerikanëve që përdorin aplikacionin.
Kërkesa erdhi pasi një panel gjyqtarësh federalë në fillim të këtij muaji mbështeti ndalimin.
Megjithatë, detajet e takimit janë ende të paqarta.
Trump ka folur kundër ndalimit të TikTok, i cili u miratua nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden në fillim të këtij viti.
“Ne do t’i hedhim një sy TikTok”, tha Trump në një konferencë për shtyp të hënën.
Trump tha gjithashtu në konferencën për shtyp se drejtuesit e kompanisë kanë qenë më të hapur për t’u takuar me të përpara mandatit të tij të dytë dhe se gjatë mandatit të tij të parë ata ishin “armiqësorë”.
Burimi: botasot.info