Shefi ekzekutiv i Man City iu jep fund dilemave për Silvan

1 minut lexim

Ferran Soriano iu ka dhënë fund zërave që e lidhin Bernardo Silvan me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Tash e disa javë radhazi flitet për një kalim të mundshëm të Bernardo Silva te skuadra e Barcelonës.

Thuhej edhe se lojtari kishte gjetur një shtëpi në qytetin katalan, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

Së fundmi, mediat spanjolle raportojnë se Ferran Soriano i ka thënë Jose Alvarez se Bernardo do të qëndrojë, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht se Bernardo qëndron”, ishin fjalët e shefit ekzekutiv të Man City.

Manchester City dhe Barcelona do të luajnë një ndeshje miqësore. Kjo do të jetë mundësia e Bernardo për të luajtur në ‘Camp Nou’ këtë edicion. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emri i yllit të operës, Placido Domingo shfaqet në hetimet për krime seksuale në Argjentinë

Story i radhës

Pentagoni refuzon kërkesën për të ndihmuar në menaxhimin e fluksit të migrantëve në Uashington

Të fundit nga