ShBA urdhëron familjet e diplomatëve të largohen nga Bjellorusia

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e diplomatëve të vendosur në Bjellorusi të largohen nga vendi për shkak të tensioneve në rritje në rajon.

Sipas DASh, në Ukrainë paraqitet një situate e pazakontë dhe shqetësuese me një prani ushtarake ruse përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën.

“Situata është e paparashikueshme dhe ka tension të shtuar në rajon”, thekson DASh.

ShBA kishte këshilluar më parë qytetarët e saj të mos udhëtonin në Bjellorusi ndërsa vendi mbetet në kategorinë më të lartë të alarmit, në nivelin 4.

Në mes të janarit, qeveria amerikane reduktoi praninë e ambasadës në Kiev dhe u kërkoi anëtarëve të familjeve të diplomatëve të largoheshin nga Ukraina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtaraku Hoxha: Plagët ende janë të freskëta / Një invadim në veri do të ishte fatal për Serbinë

Story i radhës

“Nuk më plas çfarë thotë mileti”- Rrëfehet Xheisara Frisku: Nga e vërteta e martesës së shumëkomentuar te “thumbat” për banorët e BBV

Të fundit nga