“Nuk më plas çfarë thotë mileti”- Rrëfehet Xheisara Frisku: Nga e vërteta e martesës së shumëkomentuar te “thumbat” për banorët e BBV

Pavarësisht se qëndroi pak kohë në shëpinë e Big Brother Vip, Xheisara Frisku ishte mjaft e komentuar, jo vetëm për lojën e saj në reality-shoë por edhe për jetën e saj private.

Ajo ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje më jetën e saj private që gjithmonë e ka mbajtur larg publikut. E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ajo foli për eksperiencën në BBV, mendimin e saj për banorët e tjerë dhe thashethemet se është martuar në fshehtësi.

Në lidhje me thashethemet se ajo ka statusin “e martuar”, këngëtarja tregoi se është në një “marrëdhënie me letrat angleze”. Gjithashtu ajo tha ndër të tjera se është e lumtur sepse ka bërë atë që don dhe se “nuk i plas çfarë thotë mileti”. 

Image

Xheisara Frisku

“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë kam ‘British’, ju dua shumë. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëlimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, tha Frisku. 

Ish-banorja komentoi edhe konkurrentët e mbetur të BBV me të cilët ka bashkjetuar për disa ditë. Megjithatë këngëtarja nuk i kurseu “thumbat” kur foli për ta.

Image

Xheisara Frisku

Frisku dhe mendimin e saj për secalin prej tyre:

Ilir Shaqiri

Është strateg, i ka nxjerrë të gjithë nga vetja, shyqyr që nuk ndejta më shumë se do të ishim rrahur. Iliri ka eksperiencë, por ka shumë gjëra që kur i kam parë aty nuk më kanë pëlqyer. Më ka ngacmuar në emocionet e mia. Më tha që e bëri për shaka por unë nuk e mora si të tillë. Në një moment aty brenda më tha që dua t’ju jap mundësinë ju banorëve të rinj të ecni përpara, e pyeta si ishte kjo që the dhe e përsëriti duke më thënë do të të jap mundësinë të tregosh personin që nuk je. E gjitha kjo erdhi sepse në dhomë të rrëfimit thash që Iliri ka bërë hile te loja.

Monika Lubonja

Ka qenë në shumë dimensione. Është me Ilirin, po bën lojë me Ilirin dhe nuk e besoj që zihen seriozisht. Iliri po e mban në lojë duke i bërë ironi. Këtë herë nga fakti që Monika e shpëtoi nga nominimi u kuptua që po bëjnë një lojë të pastër.

Arjola Demiri

Është vajzë e mirë, me mua ështe treguar shumë e mirë. E meriton finalen.

Einxhel Shkira

Është vajzë me karakter të fortë. Unë dhe Einxhel jemi thuajse një karakter. E kisha parë nga jashtë, e dija se çfarë kishte përjetuar. Unë jam përpjekur t’i japë sinjale që të dyja bashkë mund të bëjmë namin por ajo e kishte mendjen të Dagzi.

Donald Veshaj

Është vëllai që do doja të kisha. Është i ndjeshëm, djalë i mirë.

Beniada Nishani

Ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të luajtur. Nëse të gjithë ulërasin ajo me shumë dashuri, edhe kur i thua sot je veshur si katunare del para kameras dhe përshëndet të gjithë katunarët.Është goca më e sinqertë por është më e zgjuara aty. E vetmja gjë që i kam komentuar kur ka dalë nga vetja i kam thënë: “Ah çfarë je një ti”. Loja e saj ia vlen, është e bukur.

Image

Xheisara Frisku

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ShBA urdhëron familjet e diplomatëve të largohen nga Bjellorusia

Story i radhës

Kupa e Francës/Eliminohet PSG, ja fjalët e Pochettinos

Të fundit nga