shba u ben thirrje amerikaneve te largohen menjehere nga ukraina 6205f392d8e66

SHBA u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Ukraina

February 11, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të “shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse” kundër Ukrainës.

“Mos shkoni në Ukrainë për shkak të rritjes të rrezikut për veprime ushtarake ruse dhe COVID-19; ata që ndodhen në Ukrainë duhet të largohen menjëherë,” paralajmëron Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë.

Edhe presidenti Joe Biden përcolli të njëjtin mesazh në një intervistë për televizionin NBC.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Situata ka ndryshuar dhe ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha ai.

I pyetur nëse kishte një skenar të mundshëm që mund ta bënte atë të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët që po lënë vendin, zoti Biden u përgjigj:

“Nuk ka. Do të ishte luftë botërore nëse amerikanët dhe Rusia fillojnë të hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Jemi në një botë më të ndryshme nga ç’kemi parë ndonjëherë më parë”, tha ai.

Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Ukrainës, por ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me vendin fqinj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi 11 shkurt 2022 6205f1b5c66b0
Story i mëparshëm

Horoskopi, 11 Shkurt 2022

propozimi i klgj per nje anetar ne gjykaten e larte zhbllokon emerimet per kushtetuesen 6205f96d24ba6
Story i radhës

Propozimi i KLGJ për një anëtar në Gjykatën e Lartë, zhbllokon emërimet për Kushtetuesen

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë