​SHBA triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series në Prishtinë

July 16, 2023
1 minut lexim

Për herë të parë është zhvilluar FIBA 3×3 Women’s Series në Kosovë.

Për dy ditë me radhë kishte ndeshje mjaft interesante, ndërsa përfundoi ashtu si e meritoi me një super finale mes SHBA-së dhe Francës, ku vashat amerikane fituan 14:13.

Çmimin e trofeut e kanë ndarë ish-basketbollistja e njohur, Resmije Juniku, si dhe ish-basketbollisti dhe përfaqësuesi i klubit 3×3 Prishtina, Fikret Shatri.

Ndërkohë, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka ndarë çmimin për vendin e tretë, ndërsa Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova për atë të dytë.

Kujtojmë se në këtë garë për herë të parë u paraqit edhe Kosova.

Garat po vazhdojnë edhe në FIBA 3×3 Prishtina Challenger, që do të përmbyllet nesër (e diel).

Ky organizim po bëhet nga klubi 3×3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, përgjigjet Milatoviç

Story i radhës

I nxehti afrikan ka goditur Evropën Jugore, temperatura rekord pritet gjatë javës së ardhshme

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë