shba shkupi dhe tirana nuk ndahen bashke drejt integrimit europian 6273c25de5a9c

SHBA: Shkupi dhe Tirana nuk ndahen, bashkë drejt integrimit europian

May 5, 2022
1 minut lexim

Departamenti amerikan i shtetit e përjashton mundësinë që Tirana dhe Shkupi të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëdhënsi Ned Price ka deklaruar për mediat se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, sepse ky është momenti që të dyja vendet të marrin dritën jeshile nga Këshilli Europian.

“Të dyja vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit. Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe.”

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një bisedë telefonike javën e kaluar, deklaruan se procesi po përshpejtohej.

Megjithatë, pala bullgare e ka bërë të qartë se nuk e heq veton nëse parlamenti në vendin fqinj nuk miraton ndryshimet kushtetuese që lidhen me njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ramazani 2022 uron kryeparlamentari talat
Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nesër në Tiranë,në Konferencën e XVIII të Nismës Adriatiko – Joniane

ORCE KAMCEV
Story i radhës

Kamçev deri më 1 qershor duhet të shkojë në burg

Të fundit nga

ShkoLartë