Kamçev deri më 1 qershor duhet të shkojë në burg

Drejtoria e burgut në Shutkë sot ka marrë njoftim se të akuzuarit Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq, më 1 qershor duhet të shkojnë në burg për vuajtjen dënimit prej një viti burg.

Nga burgu për “Fokus” thonë se nga gjykatësi për zbatimin e sanksioneve ju ka arritur njoftim se këto dy të akuzuar duhet të paraqiten në burg.

Kamçev dje e ka marrë aktin udhëzues për në burg, gjegjësisht për vuajtjen e dënimit prej një viti burg të cilin e mori në rastin “Perandoria”.

“Dita e paraqitjes në burg caktohet ashtu që të dënuarit i mbeten së paku tetë, e maksimum 13 ditë për paraqitje në burg, pas marrjes së aktit udhëzues”, thuhet në ligjin për zbatimin e sanksioneve.

Megjithatë, Kamçev ka mundësi ligjore të kërkojë shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg, për disa arsye siç janë: kujdesi për fëmijët, sëmundja, etj.

Një nga mundësitë është që Kamçevi të kërkojë shtyrje deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit për “Parcelat në Vodno”, lëndë në të cilën është dënuar edhe me një vit burg. Me atë rast caktohet një dënim i vetëm, por shtohet edhe koha e kaluar në paraburgim. Biznesmeni u dënua me 4.5 muaj burg në rastin “Perandoria” dhe 9,5 muaj burg për “Parcelat në Vodno”.

Deri më tani nuk ka detaje se në cilin burg Kamçev do ta vuajë dënimin e mbetur prej disa muajsh.

Kamçev, krahas dënimit me burg, ka paguar edhe 5.2 milionë euro dëmshpërblim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA: Shkupi dhe Tirana nuk ndahen, bashkë drejt integrimit europian

Story i radhës

Shtrenjtime drastike të karburantëve, ASH: Qeveria të pranojë propozimet tona

Të fundit nga