Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar pas lajmit se Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj kryeministrit të entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalic, për keqpërdorim të të dhënave personale të pensionistëve dhe “minim të institucioneve dhe proceseve demokratike” për përfitime politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan me ironi “tërhiqe këmbën o Fadil!”, duke iu referuar sistemit të patronazhistëve dhe rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
“Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Amerikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç! Edhe ky përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet. Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!”, shkruan Açka.
POSTIMI I PLOTE
Tërhiqe këmbën o Fadil!
Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora. Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.
Qeveri si ndërtim pa leje – e ardhur me vota të vjedhura.
Parlament si ngrehinë mafioze – mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullenete.
Shqipëri si peizazh fajtor – që nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.
Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Amerikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!
Edhe ky përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.
Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!