SHBA pretendon se është “intensivisht e fokusuar” në hapjen e pikës kufitare Rafah

SHBA ka deklaruar se është “intensivisht e fokusuar” në hapjen e pikës kufitare Rafah për “daljen e sigurt” të qytetarëve amerikanë dhe shtetasve të tjerë të huaj, transmeton Anadolu.

Duke folur mbi raportet e fundit në lidhje me mundësinë e hapjes së portës kufitare Rafah, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se kanë qenë “intensivisht të fokusuar” në këtë.

Miller tha se nuk do të bëjë ndonjë lajmërim, por tha se do të mirëpresin “çdo marrëveshje që do të lejonte daljen e sigurt të qytetarëve amerikanë, familjeve dhe shtetasve të tjerë të huaj”.

“E kuptojmë se për të arritur atje nuk është një proces që do të ndodhë menjëherë, njerëzit do të largoheshin brenda disa ditësh”, tha Miller, duke u kërkuar të gjithë amerikanëve në Gaza të regjistrohen në Departamentin e Shtetit dhe të ndjekin çdo njoftim.

Mediat egjiptiane duke cituar burime egjiptiane raportuan se kalimi kufitar Rafah do të hapet të mërkurën për një numër të palestinezëve të plagosur.





Story i mëparshëm

Mattarella: Institucionet duhet të promovojnë kulturën e bashkëjetesës

Story i radhës

Lewandowski mund të pranojë ofertat arabe

Të fundit nga