SHBA po punon për të gjetur ushtarët e zhdukur në Ukrainë

1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë thotë se “po punon shumë për të mësuar më shumë” për dy shtetas amerikanë të zhdukur në Ukrainë, raorton BBC, përcjell Bota sot.

Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27, të dy nga Alabama, frikësohen nga familjet e tyre se janë kapur pasi thuhet se kanë dalë vullnetarë për të luftuar si pjesë e një njësie të ushtrisë ukrainase.

Reuters raporton se dyshja mendohet se kanë qenë të përfshirë në një operacion rreth rajonit të Kharkiv, por nuk janë kthyer. Ata thuhet se nuk kanë kontakte me të afërmit e tyre që prej 8 qershorit.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka asnjë konfirmim se dy burrat janë kapur nga forcat ruse.

Gjatë marrjes në pyetje mbi raportet të mërkurën, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare këshilloi amerikanët që të mos udhëtonin në Ukrainë – duke i nxitur ata të gjenin mënyra të tjera për të mbështetur vendin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 vite burg kush publikon dëshmitë e Dumanit? SPAK sqaron si qëndron e vërteta

Story i radhës

Kjo është bima mrekullibërëse për problemet me akne

Të fundit nga