SHBA përshëndet lirimin e dy amerikanëve nga Afganistani

December 21, 2022
1 minut lexim

Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve amerikanë që ishin ndaluar nga talebanët në Afganistan. Dy amerikanët ishin nisur për në Katar të martën nga ku do të fluturojnë për në SHBA, për t’u ribashkuar me familjet e tyre.

Përshëndesim lirimin e dy amerikanëve, dy shtetasve amerikanë, që ishin ndaluar në Afganistan. Ne po u ofrojmë atyre gjithë ndihmën e duhur,” u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë bërë ende të ditur identitetin e dy individëve.

Në gusht, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) njoftoi se autoritetet talebane kishin arrestuar shtetasin amerikan Ivor Shearer, dhe kolegun e tij afgan, ndërsa ata po xhironin në vendin ku kishte goditur një dron amerikan duke vrarë udhëheqësin e al-Kaidës, Ayman al -Zavahiri.

Besohet se zoti Shearer është një nga dy shtetasit amerikanë të liruar nga talebanët. Fati i kolegut afgan të tij, është ende i panjohur.

Zoti Price tha se lirimi nuk ishte shkëmbim të burgosurish dhe se nuk iu bë ndonjë pagesë talebanëve.

Talebanët e karakterizuan këtë si një gjest vullneti të mirë,” tha ai.

Përshëndetja e vendimit për lirimin e dy shtetasve amerikanë erdhi në të njëjtën ditë kur zyrtarët amerikanë denoncuan njoftimin e talebanëve për ndalimin e ndjekjes së universiteteve nga grate dhe vajzat afgane. Talebanët e bënë njoftimin të martën.

Është e qartë për ne ironia e faktit që ofrojnë për ne një gjest të vullnetit të mirë, në të njëjtën ditë kur ndërmarrin një gjest të tillë për popullin afgan”, tha zoti Price./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Një bos mafioz shumë rrallë e tërheq këmbëzën vetë”/ Detaje se si Thaçi u mundua ta fsheh padinë e Gjykatës Speciale – ja si tentoi të ik!

Story i radhës

Mënyrat se si mos të vonoheni asnjëherë në punë

Të fundit nga

ShkoLartë