shba nje person hyn ne piste perplaset per vdekje nga avioni 69ff8b2835350

SHBA/ Një person hyn në pistë, përplaset për vdekje nga avioni

May 9, 2026
1 minut lexim

Një avion i “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person, i cili ndodhej në pistë, pasi kishte kaluar vijën e perimetrit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA.



Në audion e kontrollit ajror u regjistrua piloti i kullës së kontrollit, i cili tha: “Sapo goditëm dikë”, duke ndaluar mandej nisjen e fluturimit me numër 4345.

Tymi mund të shihej në kabinën e “Airbus A321”, por Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit e shuajti shpejt zjarrin. Të 224 pasagjerët në bord u evakuuan.

Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje“, shtoi linja ajrore. Dymbëdhjetë pasagjerë në aeroplan raportuan lëndime të lehta nga incidenti, tha aeroporti.

Pesë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë, sipas autoriteteve të aeroportit.

Autoritetet thanë se fluturimi i Frontier Airlines po nisej për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rreth orës 23:00 sipas orës lokale, kohë kur ndodhi incidenti.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali vlen i duhet te jete kudo ku qytetaret kerkojne ndryshim 69ff79361cec1
Lajmi i mëparshëm

Sali: VLEN-i duhet të jetë kudo ku qytetarët kërkojnë ndryshim

rrustem mustafa shkruan nje dite pasi doli lajmi se do te kthehet ne gare pdk mundet bashke 69ff8c0c9e77d
Lajmi i radhës

Rrustem Mustafa shkruan një ditë pasi doli lajmi se do të kthehet në garë: PDK mundet bashkë

Të fundit nga

ShkoLartë