SHBA, një kronikë tragjike e javës dhe diplomati ‘magjistar’

May 27, 2022
min lexim

Epidemia e armëve: Analistë të ndryshëm pas masakrës në shkollën e Teksasit shprehen se ‘Epidemia jonë e armëve është një simptomë e demokracisë sonë të thyer’. Sërish zemrat e amerikanëve u thyen, tragjedia që mund të parandalohej këputi jetë fëmijesh në bankat shkollore, sepse një parti me kokëfortësi vazhdon të loboj për të drejtën e armëmbajtjes.

Tragjedia ndodhi sepse nuk ka legjislacion kuptimplotë për kontrollin e armëve, biles përfaqesuesit e kësaj partie (Republikanët) në garë për Senat e Kongres marrin edhe fonde nga Shoqata Kombëtare e Pushkëve (NRA). Ka rreth 400 milionë armë zjarri në pronësi të qytetarëve në Shtetet e Bashkuara – rreth 46 për qind e totalit në botë, sipas ‘Small Arms Survey’, një studim jopartiak.

Të shtënat masive në shkollen fillore në Uvalde, Teksas, ku 19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë me armën AR-15, shënoi tragjedinë e radhës. Pra, Republikanët që janë “pro-life” paradoksalisht lejojnë që këto fëmijë të vriten posa të nisin shkollën, përshkak se ata refuzojnë të votojnë për më shumëe restriksione për armëmbajtje e kontroll rigoroz të bekgroundit. Kështu si është ligji për armë, edhe kushtetuta më e avansuar në botë është bërë një akt vetëvrasës, në formën e tashme të ligjit për armëmbajtje.

Është absurde të lejohet të shiten armët automatike, dhe efekti i tyre tragjik po përsëritet nëpër shkolla, dhe leksioni kurrsesi të mësohet nga legjislatorët e njërës parti.

Nga ky leksion duhet të mësojnë edhe dy qeveritë tona në Tiranë e Prishtinë që armët me bollëk e pa kontroll po marrin për çdo ditë jetë njerëzish të pafajshëm. Asnjëherë nuk u bë një studim nga Tirana zyrtare se sa armë enden nëpër Shqipëri pas thyerjes së depove të armëve me 1997, dhe as për eksplozivin. As Prishtina nuk e ka pastruar Kosovën nga armët që ishin blerë nga populli e diaspora për luftë kundër okupatorit, por në paqë e vrasin vetë qytetarin.

Henri Kisinxheri, për Kosovën e Ukrainën

Sërish në një moment historik e kritik ashtu si me Kosovën, ish-sekretari i shtetit Kisinxher e shkretoi duke thënë se, Ukraina duhet t’i fal territor Rusisë. Shumë historianë kanë shkruajtur për Kisinxherin, për rolin e një burrështetasi kontravers në formësimin e historisë së shek. XX. Derisa disa historianë e konsiderojnë Kisinxherin një realist ikonik të epokës sonë, e disa të tjerë siç sugjeron Ferguson, një idealist i keqkuptuar.

Image

Henry Kissinger, një diplomat dhe teoricien i shquar, por antishqiptar

A ka qenë ai, një forcë për të mirën apo për të keqen e paqes?

Nicholas Thompson, historian thotë: “Henry Kissinger është një nga njerëzit më të këqij që kanë eksistuar ndonjëherë, një forcë e së keqes. Ai i manipuloi kolegët dhe kombet. Ai falsifikoi fillimin e një lufte bërthamore për të avancuar një teori perverse të lojës personale. Ai kryente pandjeshëm krime ndërkombëtare… në përgjithësi, ai ishte dhe është shumë i mbivlerësuar si burrështetas.”

Mario Del Pero, profesor i historisë ndërkombëtare thotë: “… Atij sigurisht i pëlqente të paraqiste (dhe të përfaqësonte) veten si një mendimtar realist pa kuptim, që mund t’i mësonte Amerikës naive dhe hiper-idealiste se si të sillej në arenën brutale të politikës ndërkombëtare. Dhe Amerika e pas vitit 1968 e donte, për njëfarë kohe, atë lloj mesazhi, i cili dukej se ofronte zgjidhjen e nevojshme për të dalë nga Vietnami, dhe për të braktisur përfundimisht kryqëzatat kishotase në emër të demokracisë, modernizimit dhe zhvillimit.”

Disa mëkate të Kisinxherit: Ai perkrahu diktaturën ushtarake në Pakistan (1971), kishte rol në aferën ‘Ëatergate’, një skandal i shekullit që do të mbahet mend në historinë amerikane, derisa për luftën në Kosovë shprehet se: “Lufta e pamenduar në Kosovë ka dëmtuar marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë dhe ka vënë NATO-n në rrezik”.

Kisinxheri e quan politikën e administratës së Klintonit në Ballkan si një kombinim i oportunizmit politik, paaftësisë dhe pamaturisë. Për Rambujenë thotë se nuk ishte një negociatë – siç pretendohet shpesh – por një ultimatum.

Kisinxher merr anën e Serbisë okupuese dhe është një antishqiptar bazuar në deklaratat e tij për Kosovën. Pra plaku, diplomati 98 vjeçar vazhdon të flasi çartë edhe këto ditë lufte për liri në Ukrainë, të një lufte të paprovokuar, duke i dal në krah agresorit.

Image

Intelektuali, shqiptaro-amerikani Dr.Ramazan Bekteshi

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

iPhone 14 ka një lajm të mirë dhe të keq

Story i radhës

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë