SHBA ka lëshuar një paralajmërim të ri për Rusinë, i cili lidhet me udhwtimin, ku thotë se autoritetet “mund të veçojnë dhe të ndalojnë” amerikanët në vend.
Duke përmendur potencialin për ngacmim të qytetarëve amerikanë, paralajmërimi përsërit thirrjet për amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi ose të largohen “menjëherë“.
SHBA gjithashtu paralajmëroi amerikanët për zbatimin arbitrar të ligjit local, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Këshilli tha gjithashtu se kishte raporte të vazhdueshme për shtetasit amerikanë “të veçuar dhe ndaluar nga ushtria ruse” kur ata janë në Ukrainë, ose kur janë duke u evakuuar nga toka përmes territorit të pushtuar nga Rusia.
“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje vetë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në të.
SHBA pezulloi ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi presidenti Putin njoftoi pushtimin e tij.